23 Maj, 2022

21 Maji – Pavarsimi i Kryqit të Kuq

Me pavarësinë e shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut theksoi nevojën e pavarësisë së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. Kështu, më 21 Maj 1992 u miratua Vendimi për pavarësi. Në vitin 1994 u miratua Ligji për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe Kryqi i Kuq pati aktivitete të shumta të ndryshme. Kjo organizatë ishte veçanërisht aktive në përkujdesjen e refugjatëve nga vise të ndryshme të ish-Jugosllavisë, ku po zhvilloheshin luftime të ashpra.

Pas pavarësisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ratifikoi Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë të vitit 1977 më 25 Gusht 1993. Më 1 Nëntor 1995, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u njoh nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, dhe më 27 Nëntor 1995, ai u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe si e 169-ta si anëtar i plotë.

< kthehu mbrapa