3 Korrik, 2017

Mbledhja konstitutive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Sot, më 30.06.2017, në Shtëpinë e Organizatave Humanitare “Dare Xhambaz” në Shkup, është mbajtur mbledhja konstitutive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për mandatin e viteve 2017-2021.

Në vitin 2017, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë filloi procesin zgjedhor të strukturës udhëheqëse në nivel të gjithë organizatës me zgjedhje paraprake në organizatat komunale të Kryqit të kuq të RM-së dhe në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit. Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve dhe për verifikimin e procesit zgjedhor në Organizatën e Kryqit të kuq të RM-së ndoqi procesin zgjedhor në nivel të Organizatës në pajtim me Statutin e Kryqit të kuq të RM-së dhe rregullat e zbatimit të zgjedhjeve dhe verifikimit të procesit zgjedhor të Kryqit të kuq të RM-së, dhe paraqiti raport për Kuvendin e kryqit të kuq të RM-së.

Në mbledhjen konstitutive-zgjedhore të Kuvendit të Kryqit të kuq të RM-së janë zgjedhur bartësit e funksioneve siç janë: kryetari i Kryqit të kuq të RM-së, Prof. Dr. Romel Velev, dhe dy nënkryetarët e Kryqit të kuq të RM-së, Dr. Nuhi Jusufi dhe Dimitar Karakulev, anëtarët e Këshillit Udhëheqës dhe kryetari dhe anëtarët e Komisionit Financiar.

< kthehu mbrapa