24 Dhjetor, 2015

MBLEDHJE E KUVENDIT TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kuvendi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për periudhën mandatare 2012 – 2016, më 24 dhjetor 2015 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”, Shkup mbajti mbledhjet e tetë dhe të fundit për vitin vijues.

Viti që kalon është i plotësuar me shënimin e jubileve të rëndësishme, ngjarje, data dhe aktivitete. Gjatë mbledhjes janë paraqitur filma të shkurtë për një pjesë të aktiviteteve të rëndësishme që shënuan këtë vit.

Në Shtëpinë “Dare Xhambaz” është vendosur ekspozitë për një pjesë të aktiviteteve kyçe me rastin e 20 vjetorit të njohjes ndërkombëtare të Organizatës.

Në pjesën e vet punuese mes tjerash, Kuvendi debatoi për Programin për punë dhe Buxhetin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Sekretari gjeneral d-r Sait Saiti theksoi ngjarjet të cilat e karakterizuan vitin 2015 dhe i prezantoi këto dokumente si dhe kahëzimet dhe prioritetet e ardhshme ndaj të cilave do të lëvizë Organizata, nëpërmjet intervistës me gazetaren Biljana Debarlieva.

Nga ana e të pranishmive në mbledhje e parashtruan pyetje për aktivitetet e ardhshme në planin e angazhimit vullnetar, punën projektuese dhe bashkëpunimin me sektorin korporativ si dhe për situatat më aktuale me krizën migruese.

Njëzërit Kuvendi solli Programin për punën e Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2016, Buxhetin e Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2016, Vendimin për realizimin e Buxhetit të KKRM-së për vitin 2016, Vendimin për autorizimin e Këshillit ekzekutiv të Kryqit të kuq të RM-së që të bëjë ribalansin e Buxhetit të KKRM-së për vitin 2016 dhe Vendimin statutar për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Kryqit të kuq të RM-së.

Në fund, Kryetari i Kryqit të kuq të RM-së dr. Millço Trajkov anëtarëve të Kuvendit u falënderua për kontributin e tyre dhe u uroi Festat e fundvitit dhe Kërshëndellat.

3 2

< kthehu mbrapa