2 Prill, 2015

Mbledhje e kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për periudhën mandatare 2012 – 2016, më 31 mars të vitit 2015 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz”, Shkup u mbajt mbledhje e shtatë e rregullt.

Në vitin kur shënohet 70 vjetori jubilar i formimit institucional të Kryqit të kuq të RM-së dhe 20 vjetori nga pranimi i shoqatës nacionale për anëtar të barabartë në Federatën ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, mbledhja në fillim kishte edhe karakter solemn me përkujtim për rëndësinë dhe sfidat e Kryqit të kuq, aktivitetit vullnetar, respekti ndaj dhuruesve të gjakut dhe përkrahësve të aktiviteteve humanitare dhe organizative.

Dhurimi i gjakut për çdo vit shënon ndërsa Kryqi i kuq i RM-së dhe Instituti për mjekësi transfuziologjike të Republikës së Maqedonisë janë bartësit kryesor në realizimin e aktiviteteve të parapara në programin vjetor për organizim dhe përparim të dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë.

Me këtë rast u ndanë mirënjohje për 16 organizata komunale të Kryqit të kuq Vinicë, Veles dhe Shtip Qendër, Sh. Nikollë, Kavadar, Kriva Pallankë, Probishtip, Kratovë, Dellçevë, Gazi Babë, Manastir, Krushevë, Vallandovë, Strugë dhe Prilep e tejkaluan numrin e dhurimit të gjakut të paraparë për vitin 2014 ndërsa tre prej tyre Vinicë, Veles dhe Shtip u shpallën për më të suksesshme.

Për përkrahjen që Kryqi i kuq i RM-së e siguroi për aktivitetet për shënimin e Jubileut, në shenjë falënderimi janë ndarë falënderime për: ALFA Bank SHA Shkup, KNAUF Shkup, Transmet Shkup, Automobile SK, KOMFI Angel Prilep, Eko Sharr Tetovë, Shtypshkronja 92 Koçan, Makpetroll SHA Shkup, RTVM, Teatri kombëtar i Maqedonisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së RM-së, Muzeu i luftës së Maqedonisë, Ndërmarrja publike e komunikacionit Shkup, Stefan Turs, Enti nacional Qendra konzervatore – Shkup.

Mes tjerash, në pjesën punuese, Kuvendi e miratoi Raportin për punë dhe Raportin financiar të Kryqit të kuq të RM-së për vitin 2014.

[tribulant_slideshow gallery_id=”2″]

< kthehu mbrapa