12 Prill, 2024

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV dhe KOM

Më 11 prill 2024, në KOM u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit Olimpik Maqedonas.

Në takim morën pjesë kryetari Prof. d-r Romel Velev dhe Sekretari i përgjithshëm d-r Sait Saiti dhe kryetari i KOM, z. Daniell Dimevski. Të dy palët u angazhuan për realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të anëtarëve, vullnetarëve dhe mbështetësve të të dyja organizatave dhe interesit publik humanitar e sportiv të qytetarëve.

 

< kthehu mbrapa