23 Nëntor, 2022

Menaxhimi i përbashkët i mallrave rezervë në situata të jashtëzakonshme në Europën Juglindore

Në periudhën nga data 15 deri më 17 nëntor të vitit 2022, në Beograd të Serbisë, nën organizimin e Kryqit të Kuq të Serbisë, u mbajt takim partneriteti në kuadër të projektit: “Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare përmes menaxhimit të përbashkët të  mallrave rezervë në situata të jashtëzakonshme në Europën Juglindore.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Shoqatave Nacionale të Kryqit të Kuq dhe përfaqësues të Mbrojtjes Civile nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe një përfaqësues nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në takimin u prezantua versioni i punës së platformës X-CTOK, si dhe sugjerime për ndryshime në përmbajtjen e skedave (llojet e mallrave rezervë, ekipet e ndihmës, mjetet materiale dhe teknike), të cilat në raste fatkeqësie do t’u ofroheshin shteteve, që do të prekeshin nga fatkeqësia.

Gjithashtu, u prezantuan procedura operative standarde të funksionimit për menaxhimin rajonal në raste fatkeqësie, të cilat do të lehtësonin bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet Shoqatave Kombëtare në situata të jashtëzakonshme, të cilat u ndanë me përfaqësuesit e mbrojtjes civile.

 

< kthehu mbrapa