Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Mësimet e nxjerra nga pandemia KOVID 19

2022-11-23

Mësimet e nxjerra nga pandemia KOVID 19

Në periudhën nga data 16-17 nëntor të vitit 2022, në Beograd të Serbisë, zyra rajonale për Europë e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, organizoi punëtori me temën “Mësimet e nxjerr nga COVID-19”.

Punëtoria u organizua në kuadër të projektit “Përkrahje procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, financuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Kryqi i Kuq i Serbisë, Kryqi i Kuq i Shqipërisë, Kryqi i Kuq  i Rumanisë, Kryqi i Kuq i Bullgarisë dhe Kryqi i Kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Punëtoria kishte si qëllim kryesor shkëmbimin e përvojave ndërmjet shoqërive kombëtare për arritjet kryesore, praktikat pozitive dhe sfidat gjatë zbatimit të aktiviteteve, që lidhen me pandeminë COVID-19, gatishmërinë shëndetësore në situata të jashtëzakonshme, ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetjen psiko-sociale.

Pjesëmarrësit e punëtorisë patën mundësinë të zhvillojnë një plan veprimi për integrimin e aktiviteteve të COVID-19 në programet e rregullta parandaluese shëndetësore.

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025