29 Prill, 2020

MINISTRI NIKOLLA DIMITROV DHUROI 10.400 MASKA MBROJTËSE DHE 1000 VIZIRË

Sot, në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vizitë ishte ministry për punë të jashtme Nikolla Dimitrov.

Ministri Dimitrov u prabua nga ana e Sekretarit gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti. Ai e informoi ministrin për aktivitetet e zbatuara në lidhje me COVID-19.

Ministri Dimitrov me rastin e shënimit të 29 prillit – Dita e Ministrisë për punë të jashtme tha:

“Dita e MPJ – 29 prilli është rast për riafirmimin e misionit tonë për këtë periudhë – ndihmë e vazhdueshme e qytetarëve tanë, por edhe i më shumë institucioneve tona, nëpërmjet transportit të organizuar nga ana e MPJ, iu dorëzuan më shumë se 100,000 maska mbrojtëse.

Një pjesë e tyre është edhe donacioni i sotëm kinez prej 10.400 maska mbrojtëse dhe 1000 vizirë transportin e të cilave e organizuan nga Pekingu deri në Shkup. Ndihmë që nëpërmjet Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të arrijë aty ku nevojitet më shumë.

Sot u japim mirënjohje bashkëqytetarëve tanë të cilët janë të kyçur në mënyrë më të drejtpërdrejtë në luftën me kohën globale, si dhe diplomacive të cilët me sukses luftojnë me sfidat në punën e vet duke iu shërbyer qytetarëve të tyre.

Këtë vit nderi “Diplomat i vitit” pa dyshim e merituan diplomatët e shtabit për krizë të Ministrisë. Urime për ata dhe na qoftë e gëzuar Dita e MPJ”.

< kthehu mbrapa