19 Shtator, 2016

MUNDEMI SË BASHKU, MUNDEMI MË SHUMË

Më 14 shtator të vitit 2016, Ambasada e Amerikës në Shkup shënoi Ditën nacionale amerikane në shërbim dhe përkujtim të viktimave (11 shtatori) nëpërmjet aksionit për dhurimin e gjakut dhe të grumbullimin e artikujve ushqimorë në bashkëpunim me Kryqin e kuq dhe Institutin për mjekësi transfuziologjike.

Duke marrë pjesë në këtë aksion për dhurimin e gjakut dhe për grumbullimin e prodhimeve ushqimore, të gjithë vullnetarët patën mundësi në një mënyrë të japin përkrahjen e cila është e paramenduar t’ju ndihmojë atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për ndihmë. Qëllimi është që të gjithë njerëzit, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare, prejardhjes etnike apo rracës, të shoqërohen dhe të përkushtohen në një kauzë të përbashkët.

Dita e sotme inspiron shpresë dhe përkujton se humaniteti dhe dashuria njerëzore duhet të ngriten në një barazi edhe më të lartë, ta vazhdojmë traditën e cila zgjat që tetë vjet dhe u bë sinonim për ndryshimet të cilat i bartë e sotmja.

Aksioni i sotëm për dhurimin e gjakut dhe për grumbullim janë kontribut në bashkësinë tonë, aktivitet i cili i artikulon dallimet duke i shndërruar në efekte humanitare. Kjo është porosia të cilën sot dëshirojmë ta dërgojmë prej këtu. Le të na përkujtojë dita e sotme se sa është me rëndësi të jemi së bashku, të dhurojmë dhe ndajmë pjesë prej vetespër të tjerët, të ndihmojmë, të përkujtojmë ata të cilët kanë nevojë për ndihmë, ata të cilët kanë nevojë për neve.

Bashkëpunimi i deritanishëpm me Ambasadën e SHBA, mes tjerash është pasqyrë edhe e përgjegjësisë shoqërore të të punësuarve dhe paraqet shembull për shoqërimin e përbashkët mes popullit tonë dhe atij amerikan, posaçërisht në kujdesin e përbashkët për bashkësinë dhe qytetarët tanë – deklaroi sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti

< kthehu mbrapa