4 Mars, 2022

Mundësi potenciale për bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Austrisë

Më 3 mars 2022, një delegacion i kryesuar nga Kryqi i Kuq i RSM-së së bashku me përfaqësues të Kryqit të Kuq Austriak vizituan Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq Dibër.

Qëllimi i vizitës ishte që përfaqësuesit të njoftohen me gjendjen momentale dhe shërbimet sociale të cilat iu ofrohen popullatës së moshuar. Gjatë takimit, njëkohësisht u diskutuan edhe mundësitë potenciale për bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Austrisë dhe me palët tjera të interesuara, me qëllim për zhvillim më të tutjeshëm dhe qasje në shërbimet dhe aktivitetet në komunat Dibër dhe Qendër – Zhupë.

< kthehu mbrapa