17 Korrik, 2018

Ndarja zyrtare e certifikatave për 92 asistentë personal

Në kuadër të programit “Asistencë personale për personat me aftësi të kufizuar”, më 16.07.2018, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, 92 asistentë personal u shpërblyen me certifikata nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë.

Në fazën e parë, programi është zbatuar në 7 qytete të vendit përmes Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq të Kumanovës, Gostivarit, Strugë, Manastir, Negotinë, Strumicë dhe Kryqit të Kuq të Shkupit.

 Të gjithë kandidatët që morën pjesë në trajnime në dy muajt e fundit kanë kaluar me sukses provimin përfundimtar dhe kanë fituar  certifikatë të njohur shtetërore.

 Eventi  u hap nga ministria pë Punë dhe Politikë Sociale Mila Carova, e cila kishte fjalimin e saj hyrës, dhe pastaj të pranishmive i’u   drejtua  Sekretari i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska, si dhe drejtoresha  e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë. Fjalim u mbajt edhe nga ana e një asistent personal, ku  ndau përvojën e tij në pjesën e trajnimit, si dhe nevojën për ndihmë personale, gjithashtu fjalim kishte edhe  një përdorues të shërbimit të asistencës personale.

 Programi “Asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara” synon të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuara të arrijnë pavarësi më të madhe dhe të përmbushin të drejtat e tyre. Asistenca personale bazohet në faktin se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë të drejta të barabarta si të gjithë të tjerët dhe duhet të sigurojnë lirinë e zgjedhjes dhe menaxhimin e pavarur të jetës personale. Në fazën e ardhshme, planifikohet  bashkimi midis përdoruesve dhe asistentëve personalë, si dhe nisjen e zbatimit të shërbimit të asistencës personale.

< kthehu mbrapa