24 Korrik, 2015

NDARJE SOLEMNE TË MIRËNJOHJEVE

Shkup, 24 korrik 2015

Me Vendim të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë d-r Gjorge Ivanov Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë iu nda mirënjohje me rastin e 70 vjetorit të formimit, si organizatë e cila nëpërmjet realizimit të aktiviteteve të shumta humanitare në sfera të ndryshme të veprimit dha kontribut të posaçëm në sigurimin e ndihmës dhe përkrahjes për popullatën e mjeruar në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë, dhe me atë edhe afirmim dhe promovim të të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe vlerat humane.

Sot në Vilën Vodno – Shkup në mënyrë solemne është ndarë (dorëzuar) mirënjohja nga ana e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, ekselenca e tij d-r Gjorge Ivanov e në prani të përfaqësuesve të organizatave shtetërore, publike, qeveritare dhe joqeveritare, kompanive, ambasadave, anëtarëve, vullnetarëve dhe të punësuarve në Kryqin e kuq.

Në shenjë falënderimi dhe respekti për ndarjen e mirënjohjes kryetari i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, D-r Millço Trajkov mbajti fjalim para të pranishmive “Kjo mirënjohje është realizim i yni i përbashkët për shkak se të gjithë ato veprime, i bëjmë së bashku me partnerët, përkrahësit dhe vullnetarët tanë dhe prandaj shpresojmë se misioni ynë human nëpërmjet praktikimit të shtatë parimeve të humanitetit, paanshmërisë, pavarsisë, shërbimit vullnetar dhe universalitetit me sukses do të vazhdojë edhe më tutje me përkrahje e Juaj të plotë.

Në fund dëshirojmë t’ju bindim se gjithmonë mund të llogaritni në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë edhe një herë t’Ju falënderojpër ndarjen e mirënjohjes e cila pa dyshim për ne gjithmonë do të jetë nxitje për suksese dhe arritje të reja.

Mirënjohjen e ndajmë me të gjithë të punësuarit, anëtarët, vullnetarët, partnerët e Kryqit të kuq.

pretsedateli

< kthehu mbrapa