23 Prill, 2015

Ndihma e parë për të gjithë! Aplikacioni për ndihmë të parë për telefona celularë

Aplikacioni për ndihmë të parë për telefona celularë (IOS dhe Android) është i lehtë për përdorim, pa pagesë dhe i kapshëm për secilin qytetar.

Përmban instruksione të thjeshta hap pas hapi për dhënien e ndihmës së parë gjatë fatkeqësive dhe lëndimeve të ndryshme.

I integruar me numrin 194 për Ndihmë të shpejtë mjekësore.

Video dhe animacione të cilat kontribuojnë që mësuarja se si duhet dhënë ndihma e parë të jetë argëtuese dhe e lehtë.

Kuize interaktive për testimin e diturisë së mësuar

Përmbajtja e të njëjtave është në pajtueshmëri me rekomandimet e Qendrës evropiane për risusitacion dhe Asociacionin amerikan për ndihmë të parë.

Përkrahje teknike nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe Kryqit të kuq të Amerikës, si dhe përkrahje profesionale nga ana e T-Mobile Maqedoni.

Të njëjtin mund ta shkarkoni në Google play stores dhe iTunes si Ndihma e parë – Kryqi i kuq i RM dhe pa pagesë ta instaloni në telefonin Tuaj celular.

Gjithsesi duhet të theksojmë se edhe aplikacioni më i mirë nuk mund ta zëvendësojë trajnimin dhe hasjen e aftësive praktike për dhënien e ndihmës së parë posaçërisht si ky që është me rëndësi të madhe që në momentin kyç të shpëtohet një jetë! Prandaj Ju rekomandojmë të vizitoni ndonjërin trajnim për ndihmë të parë të cilat i organizon Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa