Ndihma për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Marok
Tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Marokun më 8 shtator shkaktoi shkatërrime të mëdha dhe fatkeqësisht vrau e plagosi mijëra njerëz. Gjysmëhëna e Kuqe Marokene ka reaguar menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe mbështetje psiko-sociale, duke ndihmuar në transportimin e të lënduarve në spitale, duke evakuuar njerëzit nga ndërtesat e dëmtuara.
Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka shpallur një apel për ndihmë prej 100 milionë CHF për të mbështetur Gjysmëhënën e Kuqe Marokene në sigurimin e nevojave të menjëhershme dhe të hershme të shërimit të 500,000 personave të prekur. Prioritetet përfshijnë sigurimin e ushqimit dhe ujit të sigurt, sendet bazë shtëpiake, mbështetjen e strehimoreve, shërbimet shëndetësore dhe të shëndetit mendor dhe ndihmë në para.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të madhe për humbjet njerëzore dhe dëmet materiale dhe i bashkohet Apelit të botuar të Federatës Ndërkombëtare për ndihmë të popullatës së vuajtur në Marok.
Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në:
– Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RSM: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka me shënim: ndihmë për popullatën e vuajtur në Marok.
– si të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Makedonski Telekom dhe A1.
– Për donacionet e fondeve në valutë:
NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIAN
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228