9 Gusht, 2021

Ndihmë dhe përkrahje

Kryqi i Kuq i RMV përmes organizatës komunale të Kryqit të Kuq Shtip sot shkoi në zonën e Maleshevës, si ndihmë për strukturat lokale për trajtimin e situatës në zonat e djegura. Vullnetarët vizituan fshatin Trabotivishte – Dellçevë dhe f. Budinarci – Rajoni i Berovës, ku u dorëzuan pako me ujë në shishe pjesëtarëve të Ushtrisë së RMV. Në Erovo, vullnetarët gjithashtu takuan ekipet e huaja profesionale që marrin pjesë aktive në shuarjen e zjarreve. Janë shpërndarë gjithsej 84 pako me ujë në shishe.

< kthehu mbrapa