Ndihmë humanitare
Sot, 12.05.2015 në ora 14:00 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Organizatës komunale të Kryqit të kuq Kumanovë, do të bëjë shpërndarjen e ndihmës humanitare fillestare për kënaqjen e nevojave të 110 familjeve të cilat janë kapluar nga pasojat e ndodhive të padëshirueshme që ndodhën tash shpejt në Lagjen e Trimave (bashkësia urbane Tode Mendoll), Kumanovë.
Për kënaqjen e nevojave Kryqi i kuq i RM-së do të shpërndajë pako me ushqim, pako me mjete për higjienë, 500 batanie, pako higjienike për foshjne, pelena për foshnje, 100 palë çizme, 100 komplete me mjete për dezinfektim dhe 3,5 ton ujë për pije.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe më tej do ta përcjellë situatën dhe në bashkëpunim me selinë për kriza të Komunës së Kumanovës dhe popullatën vendase do të përgjigjet në nevojat eventuale urgjente humanitare.