18 Gusht, 2015

Ndihmë për popullatën e Tetovës që pësuan nga përmbytjet dhe vërshimet

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga rezervat e veta dhe ndihma e siguruar në aksionin humanitar për familjet më të goditura nga moti i keq që javën e kaluar e kaploi Tetovën dhe rrethinën shpërndau ndihma humanitare në ujë për pije, ushqim, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, batanie, rroba, çizme, thasë për fjetje, shtretër.

DSC00344

Deri më 14.08.2015 nëpërmjet linjeve telefonike për donacion nga tre operatorët në Republikën e Maqedonisëështë siguruar ndihmë financiare në shumë prej 1.031.500 denarë. Në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të kuq të RM-së janë grumbulluar gjithsej 1.602.646 denarë. Në periudhën e deritanishme në aksionin humanitar të Kryqit të kuq të RM-së janë siguruar ndihma nga më shumë donatorë, subjekte juridike dhe qytetarë, siç janë: Kozhuvçanka, Birraria SHA Shkup, Alkaloid, Mak Oil, Stopanska Banka, Replek, Pro Kredit Banka, Telekomi i Maqedonisë, Komuna e Ohrit, Komfi Angel, Llajons Klub, Aneks, Promes, KAM Market etj. Përkrahje në aksionsiguroi edhe Kryqi i kuq i Shqipërisë.

DSC00311

Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh për të gjithë donatorët të cilët siguruan përkrahje në aksionin humanitar për të ndihmuar popullatën që pësoi nga vërshimet në Tetovë. Ndihma në mjete për higjienë (mjete për dezinfektim) dhe ushqim mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të kuq në Momin Potok prej orës 08.00 deri në ora 16.00 (telefoni për kontakt: 3 096 227) dhe depoja e Kryqit të kuq në Tetovë në rr. “Frushanska” p.n. (telefoni për kontakt 070 706 255) Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyqen edhe me sigurimin e ndihmës financiare: – Llogaria e Fondit të solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale – Donacion prej 100 denarëve me thirrje në telefonat 075/070/077143 400 Kryqi i kuq i RM mjetet financiare të dhuruara do t’i dedikojë për të ndihmuar popullatën e mjeruar nga vërshimet. Për ndihmën humanitare të siguruar dhe shpërndarë opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë adekuate.

DSCN2339

< kthehu mbrapa