5 Shkurt, 2015

NDIHMË PËR POPULLATËN QË PËSOI NË RAJONET E PËRMBYTURA NË MAQEDONI

pomos_press

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 04,02,2015 në ora 12:30 në hapësirat e Kryqit të kuq në Republikën e Maqedonisë organizoi konferencë për shtyp me rastin e rajoneve të përmbytura në Republikën e Maqedonisë,

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti dhe Minisrtri për punë dhe politikë sociale, Dime Spasov në konferencën e sotshme për mediat informoi për gjendjet në rajonet e përmbytura në Republikën e Maqedonisë dhe nevojat e popullatës në këto rajone.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe më shumë institucione shtetërore tani më realizojnë një mori aktivitetesh të cilat janë të drejtuara për përkrahje koordinuese dhe më të madhe për qytetarët e goditur në rajonet e Republikës së Maqedonisë të cilët janë të dëmtuar nga përmbytjet.

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Sait Saiti dhe Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov bëjnë apel që të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të gjitha kompanitë private dhe biznesmenët dhe pronarët privat, diaspora dhe miqt e Republikës së Maqedonisëjashtë vendit tonë të kyçen në këto procese humanitare.

Gjatë ditës së djeshme u hapën edhe numra telefonik për donacione të cilat janë futur në disponim dhe u bëjmë thirrje të gjithlëve që të japin kontribut në kët aksion dhe në aksionet të cilat do të vijojnë me qëllim që t’i sigurojmë mjetet financiare të cilat do të nevojiten për fazën që vijon, gjegjësisht pas tëheqjes së ujit pas përmbytjeve, që të përdoren me qëllim për nevojat e atyre të cilët janë të goditur dhe për shtëpitë të cilat janë në rrezik si rezultat i përmbytjeve.

Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq në Republikën e Maqedonisë, Sait Saiti dha pasqyrim të ndihmës humanitare të shpërndarë për 612 familje me 197 pako me ushqim, 217 pako higjienike, 801 batanie, 14.5 ton ujë, 80 shtretër dhe 36.25 diezellntall. Ndërsa donacioni nëpërmjet telefonave celular 070/075/077 143 400 për më pak se 24 orë janë grumbulluar 619 000 denarë ndërsa në llogarinë e Fondit të solidaritetit 6300 denarë.

Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh tek qytetarët për interesin dhe përgatitjen që të kyqen në lehtësimin e pasojave të nxitura nga përmbytjet. Kryqi i kuq në mënyrë plotësuese do të informojë për nevojën eventuale nga kyçja e qytetarëve për sigurimin e ndihmës konkrete materiale.

Subjektet e interesuara juridike dhe qytetarët në mënyrë plotësuese mund të kyçen dhe me sigurimin e ndihmës materiale nëpërmjet numrave telefonik të cilët janë në dispozicion të ONE, T-mobile dhe VIP dhe atë: 075/070/077 143 400

Donacioni i mjeteve në denarë: SMETKA

Fondi i solidaritetit i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Xhiro llogaria: 3000000013227966

Numri tatimor: 4030984271620

Banka Komerciale SHQ

 

Donacioni i mjeteve me valutë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

< kthehu mbrapa