Ndihmë për popullatën që pësoi nga vërshimet në Tetovë
Gjatë ditës së sotme, Kryqi i kuq i RM-së për familjet që pësuan nga moti i keq në Tetovë dhe rrethinë do të shpërndajë 200 pako ushqim, 200 pako mjete për higjienë, 200 komplete për dezinfektim, 800 batanie dhe ujë për pije. Prej sot deri të dielën nga 250 copë bukë vullnetarët e Kryqit të kuq do të shpërndajnë për familjet në fshatrat Shipkovicë, Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe.
Kryqi i kuq i RM-së edhe më tej vazhdon ta koordinojë dhe sigurojë ndihmën humanitare e cila është e patjetërsueshme për familjet e pësuara, në pajtueshmëri me rolin e ndarë nga ana e Trupit koordinues të Qeverisë së RM-së për menaxhim me pasojat që goditën Tetovën me rrethinë.
Ndihma në ujë për pije, mjetet për higjienë (mjete për dezinfektim) dhe ushqim mund të dorëzohen në depot e Kryqit të kuq në Momin Potok prej orës 08:00 deri 16:00 (kontakt tel: 3 096 227), dhe depon e Kryqit të kuq në Tetovë në rr. “Frushanska” p.n. (kontakt tel. 070 706 255), deri më 15 gusht 2015.
Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar mund të kyqen edhe me sigurimin e ndihmës financiare:
- Llogaria e Fondit të solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale
- Donacioni i 100 denarëve me thirrje në telefonat: 075/070/077 143 400
Kryqi i kuq i RM-së duke përcjellë ngjarjet në teren, mjetet e dhuruara do t’i dedikojë për të ndihmuar popullatën që pësoi nga vërshimet.
Për ndihmën humanitare të siguruar dhe të shpërndarë opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë adekuate.