Në shenjë falenderimi
Më 06.09.2018 u mbajt ceremonia me rastin e inicijativës për riemërimin e rrugës që e lidh parkun e qytetit, stadionin e qytetit dhe korzon e lumit Vardar, e cila do ta mbajë emrin “Rruga Stoltenbergova”. Në ceremoni morrën pjesë kryetari i komunës Petre Shilegov, sekretari gjeneral i NATOs, Jens Stoltenberg, sekretari gjeneral i Kryqit të kuq së Republikës së Maqedonisë Sait Saiti si dhe kryetarë të tjerë të komunave të Shkupit, drejtor të kompanive publike, dhe institucioneve kulturore të qytetit të Shkupit, kryetarja e Këshillit të qytetit të Shkupit, Ljubica Janceva dhe këshilltarë të tjerë, si dhe përfaqësues të administrates shtetërore dhe të tjerë.
Në vitin kur e shënojmë 55 vjetorin nga tërmeti katastrofal që goditi Shkupin, u përshëndetëm edhe me mikun e madh dhe qytetarin tonë të nderit, Thorvald Stoltenberg. Meritat e tij në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal që e goditi këtë të fundit më 1963 janë shumë të mëdha. Shkupjanët e mbajnë mend për ndërtimin e spitalit për fëmijë në Kozle, që ishte donacion i Mbretërive të Suedisë dhe Norvegjisë, ndërtimin e barakave norvegjeze në Taftaligje, si dhe për koordimin e ndihmave që erdhën nga Kryqi i kuq Norvegjez në ditët e para pas tërmetit. Stoltenberg bëri shumë për Shkupin dhe për qytetarët e këtij qyteti, por ajo që la pas ky njeri janë padyshimet brigjet e miqësisë mes Maqedonisë dhe Norvegjisë, të ndërtuara me solidaritet dhe humanitet.