11 Shtator, 2015

NË SHENJË PËRKUJTIMI TË VIKTIMAVE TË 11 SHTATORIT

Më 11 shtator të vitit 2015, Ambasada e Amerikës në Shkup e shënoi Ditën nacionale amerikane të shërbimit dhe përkujtimit të viktimave nëpërmjet aksionit për dhurimin e gjakut dhe për grumbullimin e gjërave ushqimore në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për mjekësi transfuziologjike. Ky aksion është pjesë e iniciativës globale të kryetarit të SHBA, Barak Obama në shenjë përkujtimi të viktimave të 11 shtatorit.   Duke marrë pjesë në këtë aksion për dhurimin e gjakut dhe aksionin për grumbullimin e prodhimeve ushqimore, të gjithë vullnetarët kishin mundësinë në një mënyrë falënderimi të japin përkrahjen që është krijuar t’u ndihmohet atyre të cilëve më së shumti iu nevojitet ndihma. Qëllimi është që të gjithë njerëzit, pa dallim të përkatësisë të tyre fetare, etnike apo rrasore, të shoqërohen dhe të përkushtohen në një kauzë të përbashkët – tha ambasadori i Ambasadës amerikane në Shkup z. Xhes Bejli. saiti Dita e sotme inspiron shpresë dhe përkujton se humaniteti dhe dashuria e njeriut duhet të ngriten në një nivel edhe më të lartë, ta vazhdojmë traditën e cila vazhdon tani më shtatë vjet dhe u bë sinonim për ndryshimet të cilat i bart e sotmja. Aksioni i sotëm për dhurimin e gjakut dhe për grumbullimin janë kontribut në bashkësinë tonë, aktivitet i cili i artikulon llojllojshmëritë duke i shndërruar në efekte humanitare. Është porosia që dëshirojmë sot ta drejtojmë prej këtu. Le të na përkujtojë dita e sotme se sa është me rëndësi të jemi bashkë, të dhurojmë dhe të ndajmë pjesë nga vetja për të tjerët, të ndihmojmë, të mendojmë për ata të cilëve u nevojitet ndihmë, ata të cilët kanë nevojë për ne. Këtë vit Kryqi i kuq shënon 50 vjet nga miratimi i shtatë parimeve themelore në punën e Kryqit të kuq, me këtë e ripërtrijmë vizionin tonë si përgjigje të sfidave të reja, duke përshtatur rëndësinë dhe porositë e parimeve të botës së reqë vazhdimisht ndryshon. Jemi përkushtuar të veprojmë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përhershme për dhe me njerëzit të përfshirë nga kriza, i zgjerojmë dhe përshtatim zgjidhjet dhe programet tona të përgjigjen në nevojat e grupeve të reja të popullatës së mjeruar. Jemi të pranishëm në të gjitha bashkësitë në shtet dhe me këtë i promovojmë idealet e lëvizjes. saiti2 Bashkëpunimi i deritanishëm me Ambasadën e SHBA, mes tjerash është pasqyrim edhe i përgjegjësisë shoqërore të të punësuarve të vet dhe paraqet shembull për shoqërim të zbatuar mes popullit tonë dhe atij amerikan, posaçërisht në kujdesin e përbashkët për bashkësinë dhe qytetarët tanë – tha sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti.

< kthehu mbrapa