16 Qershor, 2021

Ngjarje me rastin e Ditës botërore për ngritjen e vetëdijes për keqpërdorimin e personave të moshuar

Rrjeti ndërkombëtar për preventivë për keqpërdorimin e personave të moshuar (INPEA) në vitin 2006 15 qershorin e shpalli për Ditë botërore për ngritjen e vetëdijes për keqpërdorimin e personave të moshuar. Kjo ditë në vitin 2011 u shënua si Dita ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit tema për shënimin e ditës është “Qasje në drejtësi”. Qasja në drejtësi është e drejtë elementare vetvetiu dhe parakusht thelbësor për mbrojtje dhe avansim të të gjitha të drejtave të njeriut.

 

Me rastin e Ditës botërore, Kryqi i Kuq i Serbisë dhe Kryqi i Kuq i Austrisë më 15 qershor të vitit 2021 organizojnë ngjarje online i cili do të jetë i përcjellur edhe nga ana e Kryqit të Kuq të RMV-së. Në panel sesionin nga ana e ekspertëve do të diskutohet për mënyrat për tejkalimin e barrierave dhe do të prezanohen shembuj për qasje në drejtësi tek personat e moshuar, persona të cilët kanë përjetuar dhunë, keqpërdorim mospërfillje kyçur edhe gjatë kohës së pandemisë së tashme KOVID 19.

 

< kthehu mbrapa