Njoftim me qëllim të fondeve të mbledhura humanitare për të ndihmuar popullsinë e prekur nga tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri
Kryqi i Kuq shpreh mirënjohje të madhe për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike për mbështetjen e tyre në aksionin humanitar të Kryqit të Kuq për të ndihmuar popullatën e vuajtur nga tërmetet katastrofike në Turqi dhe Siri dhe me kënaqësi të madhe dëshiron të informojë opinionin se në aksionin, gjithsej nga donacioni i përgjithshëm i mjeteve në të holla janë grumbulluar 63.380.807 denarë.
Nga mjetet e grumbulluara, 12.427.334 denarë janë dërguar në llogarinë e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në ndihmë të popullatës së vuajtur në Siri.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas negociatave me Gjysmëhënën e Kuqe Turke, me propozim të përbashkët, ka vendosur që mjetet e grumbulluara humanitare në vlerë prej 50.909.796 denarë të përdoren për ndërtimin e shkollës në qytetin e Malatisë. . Shkolla e re do të mbajë emrin e vendit tonë dhe 32 klasa do të mbajnë emrat e qyteteve të vendit tonë.
Ky akt do të lërë gjurmë të qëndrueshme dhe dëshmi të solidaritetit të qytetarëve të RMV ndaj qytetarëve të Republikës së Turqisë.
Qytetarët dhe publiku i gjerë herë pas here do të mund të informohen për ecurinë e ndërtimit të shkollës dhe investimin në ueb faqen e Kryqit të Kuq të RMV (www.redcross.org.mk).