9 Tetor, 2015

PËR SHPËRBLIM FITOI PUTHJE NGA EMIGRANTËT E VEGJËL

Në kalimin kufitar në Gjevgjeli nga grupi i emigrantëve u ndanë dy djelmosha të vegjël nga Siria vrapuan që të kërkojnë ndihmë tek Bojana Vrevezovska, mjeke në ekipin mobilues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Mjekja Bojana si për të gjithë që kërkuan ndihmë, me buzëqeshje të ngrohtë iu ofron intervenim mjekësor dy fëmijëve të cilët kishin lëndime në duar, gjegjësisht në këmbë. Ua pastroi plagët dhe ua lidhi me fashë, ndërsa si shpërblim mori puthje dhe çokolladë të cilat fëmijët i kishin marur si ndihmë humanitare në hyrjen e pikës së Kryqit të kuq.

Kjo tregon se sjellja e këndshme ndaj personave të cilët kërkojnë ndihmë kthehet me ngrohtësi të sinqertë.

< kthehu mbrapa