Përfundoi faza e parë e projektit UNICEF
Përfundoi faza e parë e projektit “Aktivitetet për uljen e rreziqeve nga katastrofat në shkollat fillore dhe çerdhet në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup”, që u realizua në kuadër të Programit për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, mbështetur nga UNICEF. Në kuadër të fazës së parë të projektit u zhvilluan takime me Organizatat komunale të Kryqit të kuq Kumanovë, Gjevgjeli dhe Organizatat komunale në Shkup (Çair, Kisella Vodë, Karposh, Qendër dhe Gazi Babë), takime me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, përfaqësues të institucioneve arsimore, IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Gjevgjeli, njëherësh u zbatua edhe vlerësimi i përgatitur paraprakisht nga ana e ekipit të projektit sipas metodologjisë së Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Pyetësorët e përgatitur për vlerësim bazik dhe të detajuar të institucioneve arsimore u zbatuan nga ana e ekipeve të Kryqit të kuq në 9 komuna (Kumanovë, Gjevgjeli, Qendër, Çari, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh dhe Gjorçe Petrov), ku u përfshinë 81 objekte, nga të cilat 71 çerdhe dhe 10 shkolla fillore (vlerësimi i shkollave fillore gjithnjë sipas qëllimeve të projektit u zbatua në Kumanovë dhe Gjevgjeli).
Pas zbatimit të vlerësimit të institucioneve arsimore nga ana e ekipeve të trajnuara për vlerësim të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Organizatat komunale të Kryqit të kuq, janë përfshirë aktivitetet e projektit, është bërë analiza e të dhënave të marra, përgatitja e një raporti të detajuar nga vlerësimi dhe përzgjedhja e 11 institucioneve arsimore me të cilat do të punohet në fazën e dytë të projektit në ndërtimin e kapaciteteve, ndërmarrjet insfrastrukturore dhe ngritjen e ndërgjegjes publike.