Përgatitja e propozim-projektit për programin Erazmus
Në periudhën nga 8 deri më 9 shkurt të vitit 2018, me ftesë të Kryqit të kuq të Austrisë, në Beograd u realizua një takim pune për përgatitjen e propozim-projektit për programin Erazmus. Takimet e punës u mbajtën në ambientet e Kryqit të kuq të Serbisë.
Në këtë takim përveç përfaqësuesve të Kryqit të kuq të Austrisë, morën pjesë edhe përfaqësues të Kryqit të kuq të Maqedonisë, Kryqit të kuq të Bullgarisë, Kryqit të kuq të Hungarisë dhe Kryqit të kuq të Serbisë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte përgatitja e propozim-konceptit dhe përcaktimi i aktiviteteve të fushës së ndihmës së parë dhe gatishmërisë dhe veprimit në katastrofa, që mund të hyjnë në kuadër të këtij projekti, nga i cili mund të ketë përfitim stafi arsimor dhe nxënësit, fëmijët në shkolla, çerdhe, vetëqeverisja lokale dhe përgjithësisht e tërë popullsia në këto vende.