19 Dhjetor, 2018

Përgjegjësia shoqërore, një imperativ biznesi dhe një ide globale

Sot, më 19.12.2018, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në Hotelin Best Western Turist, Shkup, organizoi Takimin e 9-të të Partneritetit. Në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti, Këshilltari i kabinetit të Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dushan Toshiq dhe përfaqësues të sektorit të korporatave.

Takimi i partneritetit u organizua me qëllim të promovimit të vlerave humanitare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për të inkurajuar partneritete strategjike për kapërcimin e problemeve me të cilat ballafaqohet popullata në komunitete.

Të pranishmëve ju drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Sait Saiti, i cili theksoi se gjatë viteve të kaluara organizata e Kryqit të kuq ka investuar në ndërtimin e kapaciteteve të veta për t’iu përgjigjur kërkesave të ndërmarrjeve në implementimin e projekteve të ndryshme për investim në komunitete. Një numër i aktiviteteve të përbashkëta të projektit janë zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të kompanive në vend. Ajo që është veçanërisht e vlefshme për t’u theksuar është mbështetja e dhënë për Kryqin e kuq nga menaxherët më të lartë të kompanive të cilët me kontributin e tyre mundësojnë realizimin e marrëdhënieve të partneritetit për realizimin e iniciativave të përbashkëta me interes publik. Për t’u shënuar është fakti se në implementimin e aktiviteteve humanitare, gjithnjë e më shumë, një numër i madh punonjësish të kompanive po marrin pjesë aktive, gjë që konfirmon përgjegjësinë e tyre sociale.

Fjalën e vet në takimin e partneritetit e pati edhe Këshilltari i kabinetit të Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dushan Toshiq, i cili përshëndeti këtë iniciativë dhe ftoi sektorin e biznesit që edhe më tej në mënyrë të suksesshme të përfshihet në projektet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për të përmirësuar jetën në komunitete

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ndau mirënjohje, Mbështetës Platini për Bankën Prokredit SHA Shkup dhe Bankën Komerciale SHA Shkup, Mbështetësi i Artë për Bankën Shparkase Maqedoni SHA Shkup, Mbështetësi i Bronztë për ShBPT “Vezë Sharri”, në shenjë falënderimi për mbështetjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa