Red Cross Shape
“Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta”

2017-06-09

“Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Projektit: “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta”, i mbështetur nga ana e “Makprogres” nga Vinica, në bashkëpunim me Entin e Veprimtarisë Sociale, më 8 qershor të vitit 2017 mbajti një punëtori informative për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për mbështetjen e aktiviteteve të orientuara drejt socializimit më të mirë të personave me nevoja të veçanta.

Qëllimi i punëtorisë ishte për të marrë informata për bashkëpunimin e partneritetit, si dhe për të dhënë udhëzime për zhvillimin e aktiviteteve të projektit që do të realizohen në nivel lokal.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të kuq Vinicë, Strumicë, Kumanovë dhe Shtip, përgjegjës për koordinimin dhe monitorimin e këtij programi dhe përfaqësues të qendrave ditore për personat me nevoja të veçanta të këtyre komunave. 

Në periudhën nga 10 deri 14 qershor të vitit 2017 në Qendrën e Kryqit të kuq në Strugë do të verojnë gjithsej 20 fëmijë të qendrave ditore të shoqëruar nga ana e vullnetarëve të Kryqit të kuq.

Në periudhën e ardhshme duke filluar nga muaji shtatori e deri në fund të këtij viti do të bëhet implementimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel lokal dedikuar për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Aktivitetet në vijim dhe shumë aktivitete të tjera do të jenë pjesë e planeve të veprimit: punëtoritë kreative, organizimi i aktiviteteve rekreative, edukimet për fëmijët dhe prindërit e fëmijëve, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Други вести

Shpallje – Bashkëpunëtor i Pavarur Profesional për Operacione Financiare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Përfaqësues të KKRMV morën pjesë në trajnim për analizën e rrezikut dhe skenarëve në Sarajevë
U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026