2 Tetor, 2015

PËRPUNIMI I PLANIT AKSIONAL PËR KONTROLLIMIN E TUBERKULOZIT NË NIVEL LOKAL

Në kuadër të projektit intervenimet DOTS në RM-së, përkrahur nga Fondi global për luftë kundër SIDA dhe tuberkulozit më 30.09.2015 në Manastir u realizua punëtori në Grup të madh. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të vetqeverisjes lokale, mjekë amë, përfaqësues të dispanzerit antituberkuloz, përfaqësues të institucioneve arsimore, përfaqësues të mediave etj.

Punëtoria kishte për qëllim njohjen e të pranishmive me gjendjen e tuberkulozit në botë dhe tek ne, kahjet e Strategjisë nacionale për kontrollimin e tuberkulozit, analiza nga zhbatimi i hetimit në teren që kishte për qëllim vërtetimin e diturisë së popullatës për këtë sëmundje, problemet me të cilat ballafaqohen të sëmurit nga tuberkulozidhe nevojat e tyre.

Gjatë punëtorisë u zhvillua diskutim mes përfaqësuesve të pranishëm me qëllim shfaqjen e problemeve në nivel lokal lidhur me këtë sëmundje, ndarje të prioriteteve dhe vërtetimin e masave propozuese për kontrollin e tuberkulozitqë do të jenë bazë për përpunimin e zbulimit të sëmurëve nga TB dhe shkalla e shërimit. Në fazën vijuese në këtë projekt do të vijojë përpunimi i planit lokal aksional që do t’i pasqyrojë udhëzimet e aktiviteteve të deritanishme dhe do të kyçë aktivitete reale të vetqeverisjes lokale në fushën e tuberkulozit dhe dorëzimit të tij në këshillin e kësaj vetqeverisje lokale.

< kthehu mbrapa