11 Shkurt, 2019

Pika për të pastrehët

Pika për të pastrehët edhe sivjet hapi dyert për personat që kishin dhe që akoma kanë më së shumti nevojë për të. Ajo është e pajisur me 40 shtretër dhe është mbështetur nga Qyteti i Shkupit. Përveç punës së rregullt të martën dhe të premten, kjo pikë në muajin dhjetor dhe janar ka funksionuar 24 orë dhe aty personat e pastrehë dhe personat që kanë pasur nevojë kanë përdorur shërbimet e saj.

Gjatë muajit dhjetor dhe janar, 44 ditë në këtë pikë kanë bujtur 44 persona të pastrehë prej të cilëve 16 janë të rinj. Gjithsej numri i bujtjeve është 595 për këtë periudhë.

Për t’u kryer puna me sukses, qenë angazhuar 16 vullnetarë dhe një pjesë e shërbimit profesional. Kryqi i kuq edhe më tej është aktiv në zbutjen e pasojave të motit të ftohtë.

< kthehu mbrapa