Pjesëmarrja në kuvendin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të Norvegjisë
Në periudhën nga 06 deri 07 tetor, një delegacion dy anëtarësh i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, në përbërje Sasho Taleski, udhëheqës i Sektorit të programeve të KKRM-së dhe Suzana Tuneva Paunovska, sekretare e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, morën pjesë në kuvendin e përgjithshëm të Kryqit të kuq të Norvegjisë që u mbajt në Haugesund, Norvegji. Gjatë qëndrimit, delegacioni realizoi një takim pune me kryetarin e Kryqit të kuq të Norvegjisë, Sven Molekleiv dhe udhëheqësin e repartit ndërkombëtar, Toris Jaeger. Në këto biseda u bë fjalë për bashkëpunimin ekzistues ndërmjet dy shoqatave nacionale sidomos në fushën e mobilizimit të fondeve dhe migrimeve. Nikoqir i delegacionit tonë ishte zyra rajonale e Kryqit të kuq Telemark të Kryqit të kuq të Norvegjisë, i cili është binjakëzuar me organizatën e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit. Në bisedat me përfaqësuesit e Telemark-ut, u diskutuan aktivitetet e realizuara të vitit të parë të bashkëpunimit dhe plani i veprimit për periudhën e ardhshme trevjeçare. Në kuvendin e përgjithshëm fjalën e tij e pati edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në të cilën u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe mbështetja të cilën e siguron Kryqi i kuq i Norvegjisë për shoqatën tonë nacionale në vitet e kaluara, përvojat pozitive nga bashkëpunimi i vendosur ndërmjet dy shoqatave nacionale në nivel komunal si dhe çështja e migrimeve dhe përvojat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në këtë fushë në periudhën e luftërave në ish-Jugosllavi dhe vala e migrimeve që i ndodhi rajonit në tre vitet e fundit.