11 Nëntor, 2019

Pjesëmarrja në takimin e partneritetit në Sofje, R. e Bullgarisë

Në periudhën 06-07.11.2019 në Sofje, R. e Bullgarisë, u zhvillua një takim partneriteti në kuadër të Projektit ERASMUS “Shkolla dhe çerdhe të sigurta: Zhvillimi i një platforme on-line për shkolla fillore dhe çerdhe të sigurta dhe të përgatitura mirë”, i cili po realizohet në Bullgari, Maqedoni të Veriut, Serbi, Kroaci dhe Austri.

Qëllimi i takimit ishte të prezantojë dhe diskutojë aktivitetet aktuale në lidhje me rezultatet e pritura siç janë:

  • ndihma e parë dhe platforma e përgatitjes dhe reagimit në kushte të katastrofave – momentet teknike dhe hapat e ardhshëm;
  • diskutimi dhe finalizimi i aktiviteteve në lidhje me trajnimet on-line dhe ballë për ballë në përputhje me versionet e adaptuara të secilit vend, si dhe aspektet për vlerësimin e aktiviteteve;
  • prezantimi dhe diskutimi i rekomandimeve të politikave të secilit vend;
  • shkëmbimi i përvojave në lidhje me aktivitetet e diseminimit, avokimit dhe lobimit;
  • planifikimi, aktivitetet financiare dhe administrative në lidhje me implementimin;
  • prezantimi i raportit të vlerësimit dhe përcaktimi i indikatorëve.

Në këtë takim partneriteti morën pjesë Jasmina Kuzmanovska – Shefe e Sektorit të Programeve dhe Mobilizimit të Fondeve dhe Majlinda Mustafa – Shefe e Njësisë për Marrëdhënie me Publikun dhe Standardet e Brendimit. Takimi tjetër i partnerit do të jetë më 28 – 29.04.2020 në Shkup.

 

< kthehu mbrapa