26 Shkurt, 2024

U realizua trajnim për ligjërues dhe demonstrues nga ndihma e parë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 24-25.02.2024 në hapësirat e KKRMV mbajti trajnim për ndihmën e parë për ligjëruesit dhe demonstruesit e rinj për planprogramin për trajnimin e kandidatëve për vozitës të mjeteve motorike për ofrojë ndihmën e parë për personat e lënduar në aksident trafiku.

Në trajnim morën pjesë gjithsej 16 kandidatë nga 6 Organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, nga të cilët 6 kandidatë për ligjërues dhe 10 kandidatë për demonstrues të ndihmës së parë. Gjatë trajnimit, kandidatët morën pjesë aktive në pjesën praktike të trajnimit, në të njëjtën kohë treguan interes dhe njohuri të mëdha që çuan në realizimin me sukses të mësimit.

Me këto trajnime Kryqi i Kuq i RMV-së synon të krijojë kuadro të reja të ligjëruesve dhe demonstruesve cilësorë të cilët njohuritë e tyre në fushën e ndihmës së parë do t’ua bartin kandidatëve për drejtues mjetesh motorike në mënyrë korrekte dhe të përshtatshme.

 

< kthehu mbrapa