5 Tetor, 2015

PJESËMARRJE NË KËSHILLIN PËR DHURIMIN E GJAKUT – KLADOVË 2015

Në organizim të Organizatës qytetare të Kryqit të kuq Novi Sad dhe Entit për transfuzion të gjakut në Vojvodinë, në periudhën prej 02 – 04 tetor në Kladovë Republika e Serbisë u mbajt këshilli për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në këtë këshill u përpunuan më shumë tema nga fusha e dhurimit vullnetar të gjakut dhe atë: “Aktivitetet e Kryqit të kuq të Novi Sad në periudhën janar – shtator 2015” në prezentim të sekretarit të OQKK Novi Sad Dragan Llaziq, “Përvoja pozitive me mediat në punën me të rinjtë” – Gligor Novaçevski person përgjegjës për dhurimin e gjakut në Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, “Sfidat bashkëkohore në dhurimin e gjakut” – Jelena Xhuliq bashkëpunëtor profesional në Entin për transfuzion të gjakut Vojvodinë dhe “Pyetje më të shpeshta në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut” dhe panel diskutim – doc. D-r Radmilla Jovanoviq drejtor i ETGJ Vojvodinë. Në këtë këshill i paraqit premiera e filmit të TVM që në mënyrë speciale u përpunua gjatë seminarit për dhurimin e gjakut me të rinjtë e Klubeve 25 që u mbajt në Strugë prej 04 – 06 shtator të vitit 2015.

< kthehu mbrapa