5 Tetor, 2015

PJESËMARRJE NË PANEL DISKUTIM “TË IKUR, EMIGRANTË, TERRORISTË? MENAXHIM ME FAKTE DHE PARAGJYKIME”

 

Më 05 tetor të vitit 2015 në hotelin aleksandar palas, Universiteti i Kolexhit Amerikan Shkup, me rastin e shënimit të 10 vjetorit nga ekzistimi i Universitetit organizoi panel diskutim me temë: “Të ikur, emigrantë, terroristë? Menaxhim me fakte dhe paragjykime”.

Në panel diskutimin morën pjesë edhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti, i cili i njoftoi pjesëmarrësit e pranishëm me aktivitetet kyçe që Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë i realizoi për të përkrahur dhe ndihmuar emigrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë me theks në pikëkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc.

< kthehu mbrapa