Pjesëmarrje në Samitin Botëror për Ndryshim – Vatikan 29.05.2024
Me ftesë të Akademisë së Shkencave – Vatikan në kuadër të Institutit për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV d-r Sait Saiti mori pjesë në edicionin e tretë të “Samitit Botëror për Ndryshime”, në periudhën prej 28.05.2024 deri më 30.05.2024 në shtetin e Vatikanit. Samiti është një forum i personave dhe shkencëtarëve të njohur nga pjesë të ndryshme të botës në fushën e biznesit, zhvillimit të teknologjive inovative dhe veprimit humanitar. Veprimtaria u hap dhe u drejtua nga Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Paolini. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një nga mbështetësit dhe sponsorët e shumtë të manifestimit, duke përfshirë shoqatat e tjera kombëtare, organizatat humanitare, kompanitë afariste, institucionet shkencore dhe të ngjashme. Për promovimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të RMV, gjatë aktivitetit Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së i ndau disa mirënjohje të Kryqit të Kuq të RMV, përkatësisht një ëmblemë ari Televizionit të Vatikanit të prezantuar nga drejtori Dario Edoardo Vigano, dhe një ëmblemë argjendi Lan Chirkey-it, Drejtoreshë e Lan To Capital, Beth Mikel, Presidente e Simple Innovations dhe Themelues i Reign of Unity – Dustin Plantholt, Lider i Brendit Strategjik, Jessica Ward, Drejtoreshë e Word & Brown Agency dhe Robert Edward Grant, Drejtor i Crown Sterling Limited.