3 Mars, 2023

Pjesëmarrje në “Shkollën Rajonale të Sigurisë 2023”

Në kuadër të “Shkollës Rajonale të Sigurisë 2023” e cila u mbajt në Strumicë në periudhën 28.02.-02.03.2023 me pjesëmarrjen e nxënësve nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia dhe Serbia, paraqitje dhe prezantim të aktiviteteve të Kryqit të Kuq të RMV kishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV Dr. Sait Saiti. Tema e diskutimit ishte “Kontributi i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmirësimin e sigurisë urbane”. Në prezantim, Sekretari i Përgjithshëm prezantoi angazhimet e Kryqit të Kuq të RMV për zbatimin e aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimit në fushën e kujdesit shëndetësor, shëndetit mendor, kontrabandës, dhunës në familje dhe bashkëmoshatarëve, trafikimit të qenieve njerëzore, më pas vendosjen e një sistemi për paralajmërim të hershëm dhe reagim i shpejtë ndaj fatkeqësive si dhe mbështetja e integrimit të popullsisë në komunitetet urbane, mbështetja e të kthyerve në vend dhe përfaqësimi i tyre dhe sigurimi i kushteve elementare të jetesës.

< kthehu mbrapa