Pllakë për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë me rastin e jubileut 55 vjet të Këshillit republikan për sigurinë në trafikun rrugor
Me rastin e jubileut 55 vjet të ekzistimit dhe punës së Këshillit republikan për sigurinë në trafikun rrugor në Akademinë solemne që u mbajt më 5 maj të vitit 2017, për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë u dha një pllakë për bashkëpunimin, mbështetjen dhe kontributin e veçantë në vazhdimësi në përmirësimin e sigurisë së trafikut rrugor, të cilën në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë e mori sekretari i përgjithshëm, Dr. Sait Saiti.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Këshilli republikan i sigurisë së trafikut rrugor janë bashkëpunëtorë shumëvjeçarë në fushën e ngritjes së ndërgjegjes publike lidhur me nevojën për siguri më të madhe në trafikun rrugor duke theksuar grupet e ndryshme të rrezikuara qëllimore, organizimin e ushtrimeve simuluese me qëllim të edukimit dhe ngritjes së vetëdijes për njohuritë dhe ofrimin e duhur të ndihmës së parë për të lënduarit në aksidentet rrugore, shënimin e Ditës botërore të viktimave të trafikut, përgatitjen e Strategjisë nacionale për avancimin e sigurisë në trafik. Përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimi i suksesshëm vazhdon edhe më tej.