Promovimi i Manualit të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare për Parlamentarët
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 01.11.2019 në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut promovoi Manualin e Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH) për Parlamentarët.
Në këtë ngjarje të pranishmëve ju drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Sait Saiti, i cili theksoi se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një anëtar i barabartë i Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, realizon aktivitetet e tij në fushën e diseminimit, duke u bazuar në korpusin e instrumenteve ndërkombëtare në themelet e së cilave janë Konventat e Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë të vitit 1977 dhe 2005, si dhe në dokumentet themelore të Shoqatës Nacionale siç janë Ligji dhe Statuti i Kryqit të Kuq të RMV-së. Lidhja e ngushtë midis Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Konventave të Gjenevës, të cilat shumica i quajnë Konventat e Kryqit të Kuq, u krijua sepse në Konventa gjeti zbatim parimi themelor i Kryqit të Kuq – humanizmi.
Fjalën e tij e kishte edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, i cili përshëndeti punën e investuar në këtë manual nga ana e Kryqit të Kuq, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Unionit Ndër-parlamentar, së pari për shkak se ai është menduar për neve parlamentarët si një burim i informacionit dhe më tej, sepse do të na ndihmojë në promovimin tonë të mëtejshëm të këtij manuali të rëndësishëm dhe unë në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit qëndroj në dispozicion për bashkëpunim në fushën e kompetencave të mia dhe inkurajoj edhe deputetët për të përdorur mjetet e ofruara gjatë seancave mbikëqyrëse dhe publike, nismat dhe projektet e ndryshme që synojnë promovimin e Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare si një mjet i domosdoshëm për ruajtjen e humanizmit edhe në kulmin e konflikteve më të tmerrshme ushtarake, për të mos lejuar që të mbizotërojë ai fenomen i tmerrshëm i zhdukjes së njerëzores tek njeriu.
Në fund të pranishmëve ju drejtua përfaqësuesja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq – z-ja Neda Dojčinoviq, e cila dha një pasqyrë të shkurtër të Konventave të Gjenevës me rastin e 70-vjetorit të miratimit të tyre. Dhe gjithashtu promovoi Manualin për rolin e deputetëve në zbatimin e DNH-së, çështjet kryesore në konfliktet e armatosura, duke filluar nga aktet terroriste deri te dhuna seksuale, përdorimin e teknologjive të reja, mbrojtjen e të dhënave personale të viktimave të konflikteve të armatosura, instrumentet model dhe materialet referuese për respektimin e marrëveshjeve të DNH-së dhe zbatimin dhe aplikimin e duhur të këtyre marrëveshjeve në vend dhe aktivitetet e Unionit Ndër-Parlamentar dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.