Punëtori edukative për trajnimin e motivuesve për dhurim vullnetar të gjakut
Në periudhën prej 08 deri më 10 maj të vitit 2015 në Strugë u mbajt punëtori edukative për trajnimin e motivuesve për dhurim vullnetar të gjakut me pjesëmarrje të 21 pjesëmarrësve dhe 4 edukatorëve. Në punëtori u përpunuan temat: temë e përgjithshme për dhurimin e gjakut me theks të posaçm në motivimin për dhurim të gjakut, bartje të përvojave dhe shembujve pozitiv për dhurim vullnetar të gjakut, Gjak dhe elemnte të gjakut, Aktualitete në transfuziologjinë moderne, puna dhe aktivitetet e Ekipit për koordinim dhe Qendra ditore për dhurimin e gjakut, Aspekte psikologjike në dhurimin e gjakut me theks të posaçm në Komunikacion – definicion, lloje të komunikimit, pengesa në komunikim faktorë dhe ndjenja për komunikim efektiv, dëgjim aktiv, ekip dhe punë në ekipe, Klubi 25 dhe Klubi i dhuruesve të gjakut, prezenatimi i spoteve, film të shkurtë dhe klipe për dhurim të gjakut, trajnime praktike për paragjykime, motivim dhe punë në ekipe në dhurimin e gjakut, film për ushqim sipas grupeve të gjakut dhe kuize.
Në fund të punëtorisë nëpërmjet procesit të evaluimit të gjithë pjesëmarrësit ndanë mendimet, përshtypjet dhe pritjet e tyre për punëtorinë dhe treguan kënaqësi nga organizimi i përgjithshëm i punëtorisë, zgjedhja e përmbajtjeve dhe mënyra e prezantimit të temave, plotësim të pritjeve të tyre, mundësi për këmbimin e përvojave dhe mbindërtim të diturive të mëparshme dhe atë të reja, informacione dhe aftësi në dhurimin e gjakut, hasje të shoqërive të reja, bashkëpunim dhe ndërtim të rrjetit të vullnetarëve që do të kyqen në përkrahje dhe realizim të aktiviteteve në të ardhmen.