Punëtori edukative me qytetarë për të drejtat e njeriut të personave të moshuar
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me shoqatën Humanost si partnerë në Projektin regjional “Ndërmarrja e akcionit për përfshirje sociale të personave të moshuar” i financuar nga Unioni Evropian, gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit 2018 do të organizojnë punëtori edukative me qytetarë – konkretisht personat e moshuar të komunitetit. Qëllimi është që përmes punëtorive edukative të inkurajohen personat e moshuar në nivel lokal t’i zhvillojnë aftësitë e tyre, të fitojnë dituri, dhe të gjejnë motivim për luftë kundër përjashtimit social dhe izolimit dhe të marrin pjesë në aktivitetet kulturore, politike dhe sociale në komunitetet e tyre lokale, dhe poashtu të avokojnë cështje të ndryshme që janë relevante për përmirësimin e kualitetit të tyre jetësor.
Në kuadër të punëtorive do të jenë të përfshirë edhe anëtarë të rrjetit InkluzivaM – nga shoqatat e qytetarëve të cilët përmes programeve të tyre kontribuojnë për përfshirje sociale të personave të moshuar. Përmes këtyre punëtorive do të përfshihen gjithsej 1000 qytetarë – persona të moshuar nga Shkupi, Kriva Palanka, Kumanova, Manastiri, Prilepi, Struga, Ohri, Gostivari, Velesi, Kërcova, Radovishi, Negotina, Vinica, Makedonska Kamenica dhe Pehceva.
Punëtoritë e para janë mbajtur më 09 dhe 10 shtator të vitit 2018 në Kriva Palankë dhe Kumanovë ku kanë marrë pjesë mbi 140 qytetarë të cilët kanë shprehur kënaqësi për mundësinë që u është dhënë që nga afër të informohen për të drejtat e njeriut të personave të moshuar, si dhe për mënyrat e përfshirjes së tyre dhe ndikimit në marrjen e vendimeve për realizimin e të drejtave të caktuara.