15 Prill, 2024

Punëtori me koordinatorët e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në periudhën 12-14 prill është mbajtur punëtori me koordinatorë rinorë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, me qëllim të përmirësimit të sistemit të punës së të rinjve lokalë. Punëtoria është krijuar për të unifikuar dhe përmirësuar punën ekzistuese rinore në nivel lokal në kuadër të programit vjetor për të rinj të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë seminarit u trajtuan këto tema: kuadri normativ që mbulon punën me të rinjtë; qasjet ndaj koordinimit të punës rinore; roli i të rinjve në kuadër të Kryqit të Kuq të RMV; menaxhimi i klubeve të të rinjve; mbrojtjen dhe sigurinë e të rinjve në Kryqin e Kuq dhe çështje të tjera që lidhen me punën rinore në shoqërinë tonë kombëtare.

< kthehu mbrapa