Red Cross Shape
Punëtori me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale për zhvillimin e bashkëpunimit me Kryqin e kuq për programet për menaxhim me katastrofa

2015-12-16

Punëtori me përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale për zhvillimin e bashkëpunimit me Kryqin e kuq për programet për menaxhim me katastrofa

Në periudhën prej 11 – 13.12.2015 në Qendrën “Solferino” në Strugë, u mbajt punëtori me përfaqësuesit e njësive të vetqeverisjeve lokale për zhvillimin e bashkëpunimit të organizatave komunale të Kryqit të kuq dhe njësive të vetqeverisjeve lokale në përgatitjen dhe veprimin në rast të katastrofave, si dhe për përparimin e bashkëpunimit për përkrahjen e emigrantëve të cilët kalojnë nëpër Maqedoni. Punëtoria u implementua në kuadër të Apelit për përkrahjen e aktiviteteve të shoqatës nacionale të cilat ndërmerren për të ndihmuar emigrantët.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të 9 OKKK dhe atë Ohër, Kumanovë, Shtip, Vinicë, Sh. Nikollë, Dibër, Krushevë, Karposh dhe Kisella Vodë, përfaqësues të KKRM-së dhe përfaqësues të partnerëve në nivel lokal.

Në punëtori u prezantuan aktivitetet të cilat KK i ndërmerr për të ndihmuar emigrantët, me përkrahjen e Federatës ndërkombëtare, Komesariatit të lartë për të ikurit, shoqata nacionale me të cilat KKRM bashkëpunon dhe donatorë e partnerë në vend, Planin Strategjik për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave 2012 – 2016, roli i Shoqatës nacionale në sismtemin për menaxhim me katastrofa në RM-së, e gjithashtu prezantuan edhe aktivitetet tjera programore aktuale.

Gjithashtu u ndanë praktika pozitive të bashkëpunimit partneror të institucioneve relevante të cilat veprojnë në nivel lokal në përgjigje gjatë situatave në krizë, si dhe u notuan sfidat me të cilat ballafaqohen në veprimin gjatë situatave emergjente.

Nga puna në grupe dhe diskutimi i pjesëmarrësve, në punëtori u propozuan forma dhe metoda të mundshme për përparimin e bashkëpunimit partneror, me qëllim që të jepet kontribut në qasjen koordinuese për të gjitha institucionet relevante për lehtësimin e pasojave në situata në krizë, me theks të posaçëm për përkrahjen e emigrantëve të cilët kalojnë nëpër vend.

Други вести

Среќен 8 Март!
Недела на борба против ракот
Исплата на хуманитарна помош – финансиска поддршка за настраданите од пожарот во Кочани

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026