10 Shtator, 2015

Punëtori për dhënien e ndihmës së parë gjatë mbidozimit nga përdorimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikoaktive

Në kuadër të projektit Mbajtja e mbivalencës së ulët të HIV në Republikën e Maqedonisë në hapësirat e Kryqit të kuq të R. së Maqedonisë më 09.09.2015 u realizua punëtori për dhënien e ndihmës së parë gjatë mbidozimit nga keqpërdorimi i lëndëve narkotike dhe substancave psikoaktive. Pjesëmarrës në punëtori ishin përfaqësuesit e qendrave të cilët punojnë në projektin për Uljen e dëmeve nga përdorimi i lëndëve narkotike në Kërçovë, Veles dhe Prilep, por edhe përdorues të drejtpërdrejtë të shërbimeve.

 2020

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte hasja e diturive dhe aftësive për njohjen e shenjave dhe simptomeve gjatë mbidozimit, masat preventive të cilat mund të zbatohen që të ulet mundësia për mbidozim si dhe dhënie praktike të ndihmës së parë tek personi i cili është mbidozuar, informacione në bazë të përdorimit të antidotit që përdoret në këtë rast t.e. me Naloksonin, veçoritë e veta të mënyrës së ndikimit, aplikacion, beneficionet nga përdorimi i tij etj. Punëtoria ishte realizuar në bashkëpunim me doc. D-r Liljana Ignjatova nga Qendra për preventivë dhe trajtim nga keqpërdorimi i lëndëve narkotike dhe dr Aneta Tërgaçevska nga Kryqi ikuq i Republikës së Maqedonisë.

2021

< kthehu mbrapa