16 Qershor, 2021

PUNËTORI PËR DISEMINATORË

Në periudhën nga 09-11.06.2021 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion “Солферино” në Strugë u zhvillua punëtoria për diseminatorët ekzistues – vullnetarët nga Organizatat komunale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i punëtorisë ishte të mbindërtohen kapacitetet ekzistuese të diseminatorëve të organizatave komunale me dituri të reja dhe të jepen udhëzime për mbajtjen e sesioneve diseminatore me grupe specifike qëllimore. Në kuadër të punëtorisë u vendos theks në sqarimin e rregullimit të punës së Kryqit të Kuq të RMV-së dhe mbajtje të sesioneve për diseminim me vullnetarë potencial, bashkëpunëtorë potencial nga profili i institucioneve, donatorë potencial nga sektori korporativ dhe përfaqësues të mediave. Punëtoria ishte zbatuar nga ekipi i facilitatorëve të Zyres qendrore të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku temat u realizuan nëpërmjet prezantimeve, diskutimeve, punës në grupe dhe trajnimeve interaktive.

< kthehu mbrapa