Punëtori për forcimin e kapaciteteve lokale për gatishmëri efektive, reagim dhe kujdes shëndetësor në situata emergjente për Evropën Juglindore
Në periudhën nga 16 deri më 17 mars 2023, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, u mbajt punëtori për të forcuar kapacitetet lokale për gatishmëri efektive, reagim dhe kujdes shëndetësor në situata emergjente për Evropën Juglindore. Punëtoria u realizua në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor në situata emergjente”, financuar nga USAID dhe mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Kryqi i Kuq i RMV, Kryqi i Kuq i Serbisë, Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Kryqi i Kuq i Shqipërisë dhe Kryqi i Kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Objektivi kryesor i seminarit ishte forcimi i kapaciteteve të Shoqatave Kombëtare në fushat e mëposhtme: gatishmëria e kujdesit shëndetësor në urgjenca, shëndeti mendor dhe NPS në situata emergjente, komunikimi i rrezikut dhe përfshirja e komunitetit në situata emergjente, planifikimi, monitorimi, vlerësimi dhe raportimi.