30 Tetor, 2013

PUNËTORI PËR KOMUNIKIM, AVOKATURË DHE LOBIM

slikaNë kuadër të projektit për plakje aktive të përkrahur në mënyrë financiare nga ana e Fondqacioni ERSTE dhe Kryqi i Kuq i Austrisë, u realizua punëtori dyditore për aftësi komunikative, avokaturë dhe lobim dedikuar për personat e moshuar, të mbajtur në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë më 24 dhe 25 tetor të vitit 2013. Nëpërmjet këtij projekti Kryqi i Kuq i RM-së, kontribuon për rritjen e kyçjes sociale të personave të moshuar si grup qëllimor në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte që personat e moshuar përfaqësues nga të tre qytetet Shkup, Kriva Pallankë dhe Veles të trajnohen dhe të hasin aftësi, dituri për zhvillim dhe implementim të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes dhe avokativitet në nivel lokal për nevojat dhe të drejtat e tyre në nivel lokal. Nëpërmjet implementimit të aktiviteteve të tilla të cilat janë zhvilluar nga vet personat e moshuar dhe dedikuar për vet ata, nevojitet që të rritet participimi social i personave të moshuar në jetën shoqërore. Efekt tjetër pozitiv që pritet të rezultojë është involvimi i personave të moshuar në luftë për të drejtat dhe nevojat e tyre dhe angazhim për realizimin e të njejtave

< kthehu mbrapa