6 Shtator, 2018

Punëtori për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në raste të katastrofave

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën komunale Qendër dhe Klubin e të rrinjëve ka organizuar punëtori për mbrojtje dhe vetëmbrojtje në raste të katastrofave e projektuar për fëmijët e qerdhes Rade Jovcevski Korcagin – objekti Pinokio në komunën Qendër.  

Në trajnim përmes ushtrimeve interaktive, tregimeve dhe shoqërimit u punua në drejtim të mbrojtjes në raste të tërmeteve, evakuimi, domethënia e ndihmës së parë dhe u bë promovim i higjienës.

Aktivitetet janë pjesë e projektit: Zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat në institucionet arsimore (qerdhe dhe shkolla fillore) në Kumanovë, Gjevgjeli dhe Shkup i mbështetur nga UNICEF.

< kthehu mbrapa