PUNËTORI PËR “Menaxhim kualitativ të programeve për kujdesjen e personave të moshuar në bashkësi” dhe “Plakje aktive dhe inkluzion social”
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të Projektit “Kujdes për personat e moshuar në bashkësi” të financuar nga Bashkimi evropian në periudhën prej 16 deri 18 shtator të vitit 2014, në qendrën “Solferino” në Strugë, organizoi dy punëtori për “Menaxhim kualitativ të programeve për kujdesjen e personave të moshuar në bashkësi” dhe “Pleqëri aktive dhe inkluzioni social”. Punëtoritë u përkrahën nga ana e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të Austrisë të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në implementimin dhe menaxhimin e programeve për kujdesjen e personave të moshuar, si dhe aktivitete për kyçje sociale të personave të moshuar.
Qëllimi i punëtorisë së parë ishte që të përforcohen kapacitetet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe shoqatave qytetare për menaxhim kualitativ të programeve për kujdesjen e personave të moshuar në kushte shtëpiake. Punëtoria e dytë kishte për qëllim të përmirësohet informimi i ekipeve lokale të angazhuar në projektin për pleqëri aktive dhe kyçje sociale, të cilët në bazë të rekomandimeve të dhëna do të kenë mundësi të kyçin komponenta adekuate për pleqëri aktive në programet për kujdesjen e personave të moshuar në kushte shtëpiake në Republikën e Maqedonisë.
Në punëtoritë morën pjesë 31 përfaqësues nga organizatat komunale të KK Prilep, Gostivar dhe Kërçovë dhe përfaqësues të 11 shoqatave qytetare të kyçur në projekt. Në të dyja punëtoritë u ftuan të marin pjesë edhe koordinatorët lokal dhe përfaqësuesit e KK të qytetit të Shkupit dhe të OKKK Veles dhe Kriva Pallankë të cilët kanë përvojë në implementimin e deritanishëm të programeve për kujdesjen e personave të moshuar në kushte shtëpiake.
Përvojat e Kryqit të Kuq të Austrisë do të japin kontribut në përmirësimin e kualitetit të menaxhimit dhe zhvillimit të programit për kujdesjen e personave të moshuar që Kryqi i Kuq i RM-së vazhdimisht e implementon në tetë komuna të Maqedonisë.