Punëtori për mobilizimin e resurseve
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit “Kujdes për personat e moshuar në bashkësi” financuar nga Bashkimi evropian në periudhën prej 20 deri më 22 tetor të vitit 2014, në qendrën “Solferino” në Strugë, organizoi punëtori për mobilizimin e resurseve. Qëllimi i punëtorisë edukative ishte që të përforcohen kapacitetet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe shoqatave qytetare për mobilizimin e resurseve për përkrahjen e programeve sociale dedikuar për të ndihmuar dhe u përkujdesur për personat e moshuar.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të organizatave komunale të Kryqit të Kuq Prilep, Gostivar dhe Kërçovë dhe nga 11 shoqata qytetare të kyçura në këtë projekt. Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të Austrisë i cili me vite ka përvojë për mobilizimin e resurseve, i paraqiti praktikat pozitive të bashkëpunimit partneror me sektorin korporativ në Austri.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe përfaqësuesi i ekipit i obliguar për monitorim nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë së RM-së, i cili pati mundësinë të përcjellë një pjesë nga implementimi i aktiviteteve projektuese dedikuar për përforcimin e kapaciteteve të Kryqit të Kuq dhe shoqatave qytetare.
Në pajtueshmëri me kahjet e dhëna në punëtori, organizatat komunale të KK në bashkëpunim me shoqatat qytetare duhet të përgatitin plane për aksion që do të përmbajnë aktivitete për mobilizimin e resurseve të cilat në muajin nëntor do të shqyrtohen dhe të miratohen. Të njëjtat do të implementohen në periudhën prej katër muajve në fillim të vitit që vjen me qëllim që të mobilizohen resurset e bashkësisë lokale, institucionet lokale dhe bashkësia e biznesit për zhvillim të qëndrueshëm të programeve sociale për të ndihmuar dhe për t’u përkujdesur për personat e moshuar.